Argjentina, pak të reja në listën e të grumbulluarve

15/02/2012 09:25

Alejandro Sabella, tekniku i kombëtares argjentinase të futbollit, ka publikuar të martën listën e 18 lojtarëve të grumbulluar për miqësoren e 29 shkurtit ndaj Zvicrës.

Grumbullimi i Hugo Campagnaro (Napoli) dhe rikthimet e Maxi Rodriguez (Liverpool) dhe Cata Diaz (Getafe) janë të rejat e listës së kombëtares albiceleste.

Në ditët në vazhdim Sabella do të plotësojë këtë listë me të tjerë lojtarë që luajnë në kampionatin argjentinas.

18 të grumbulluarit paraprakë janë: Ángel Di María (Real Madrid), Gonzalo Higuaín (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona), Javier Mascherano (Barcelona), Daniel Díaz (Getafe), Sergio Romero (Sampdoria), Hugo Campagnaro (Nápoli), Federico Fernández (Nápoli), Fernando Gago (Roma), Erik Lamela (Roma), Rodrigo Palacio (Genoa), Pablo Zabaleta (Manchester City), Sergio Agüero (Manchester City), Maximiliano Rodríguez (Liverpool), Luciano Monzón (Nice), Ezequiel Garay (Benfica), Marcos Rojo (Spartak Moska) dhe José Sosa (Metalist).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA