Qeveria e Kosovës zotohet për përkujdesjen dhe shkollimin e të mbijetuarës së vetme të tragjedisë së familjes Reka, Amsera Reka.

Duke komentuar deklaratat e presidentit serb Boris Tadiç se shteti serb do të përkujdeset për vajzën 5-vjeçare deri nëmoshën 18 veç, zv/kryeministri Haredin Kuçi ka thënë se, loja me fatin e një individi nga shtetet përreth nuk është e ndershme.

“Shpreh gjithë gatishmërinë tonë si shtet për kujdesje personale. I uroj vajzës jetë të gjatë dhe shëndet. Ajo do ta ketë jetën e lumtur atje ku dëshiron vetë dhe përkujdesja jonë do të jetë maksimale. Lajmet me fatin e një individi nuk janë të ndershme. Kosova ka kapacitetet për t’u kujdesur vetë për qytetarët e saj”, ka deklaruar Kuçi.

Ai ka shtuar se qeveria nuk është në garë me Serbinë dhe Maqedoninë për qytetarët e vet dhe aq ma pak qeveria nuk luan me ndjenja në këto momente.

Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila tha se, 50 mijë euro tashmë janë ndarë për Kryqin e Kuq të Kosovës, i cili do të distribuojë ndihma ushqimore për zonat e goditura nga moti i keq.

Kabineti qeveritar është informuar nga ministrat përkatës për zhvillimin e situatës së krijuar nga reshjet e borës. Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku ka njohur kabinetin me angazhimin e FSK-së për tejkalimin e situatës së krijuar dhe sidomos për gjetjen e viktimave në Restelicë të komunës së Sharrit.

5-vjeçarja Amsera Reka është e mbijetuara e vetme e tragjedisë që ndodhi në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit si pasojë e rrëshqitjes së borës, që u mori jetën 9 personave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA