500 milionë fëmijë mund të rriten me probleme psikologjike ose fizike në 15 vitet e ardhshme për shkak të mungesës së ushqimit, bëhej e ditur në një raport të organizatës “Save the Children”.
Sipas saj, duhet të bëhet ende shumë për të luftuar problemin e kequshqimit në vendet më të varfëra të botës.
Në studimin e saj, të përqendruar në vende si India, Bangladeshi, Peru, Pakistani dhe Nigeria, organizata arriti në përfundimin se shumë fëmijë nuk kanë mundësi të ushqehen me mish, qumësht apo perime, të domosdoshme për të siguruar një rritje të shëndetshme.
Një tjetër problem në vendet e varfëra është braktisja e shkollës dhe futja në punë që në moshë të hershme e fëmijëve, për të përballuar kostot e jetesës.
“Ndonëse numri i fëmijëve që vdesin nga mungesa e ushqimti është reduktuar nga 12 milionë në 7,6 milionë, rastet e kequshqyerjes po shtohen dhe kjo mund të përkeqësohet, ndërsa çmimet e ushqimeve po vijnë në rritje të vazhdueshme”, shkruhej në raportin e “Save the children”.
Top Channel