
Sulmuesi i Manchester City-t, Carlos Tevez ka zbarkuar në Angli, për të provuar sërish të qetësojë situatën me klubin e tij, në të cilin mungon prej muajit nëntor.
28-vjecari ka qendruar gjithë këto kohë në Argjentinë, në pritje të një transferimi që kurrë nuk erdhi dhe që e detyroi të kthehet te “Citizens”, dhe të japë llogari për thyrjet e disiplinës.
Ai u përjashtua nga trajneri Mancini pasi refuzoi të luajë si zëvendësues në Ligën e Kampioneve ndaj Bajernit, por Tevez dha një version tjetër të ngjarjes.
“Kur trajneri futi De Jong në fushë dhe nxorri Xhekon, unë mendova se ishte një zëvendësim në mbrojtje dhe u riktheva në stol. Mancini nisi të zihej me Xhekon, ndërsa më pas u kthye nga unë. Në mesin e grindjes ai më trajtoi si një qen”, ka treguar Tevez, duke shtuar se Mancini më pas e kishte ofenduar shumë.
Pas rikthimit në Anglia, Tevez pozoi për fotografët bashkë me familjen e tij ndërsa tha se shpreson që do të rikthehet të bëjë atë që di më mirë, të luajë futboll.
Top Channel