Serbia ka bërë një propozim të ri për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale.

Sipas së përditshmes lokale “Danas”, Beogradi propozon që emri Kosova të shoqërohet edhe me rezolutën 1244 të OKB-së edhe me opinionin e GJND-së që legjitimoi pavarësinë.

Sipas “Danas”, burime të afërta me presidentin serb kanë deklaruar se një paraqitje e tillë nuk bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Për Serbinë është e pranueshme çdo zgjidhje në të cilën përmendet rezoluta 1244, sepse ky është dokument i detyrueshëm ndërkombëtar”, kanë deklaruar burimet.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç deklaroi muajin e kaluar se Beogradi nuk mund të heqë dorë nga kjo rezolutë, pasi sipas tij ajo përbën “vijën e kuqe” për qeverinë serbe.

Nga ana e tyre, autoritetet kosovare deklarojnë se Kosova në nismat rajonale do të paraqitet e barabartë me të tjerët dhe se rezoluta 1244 është e tejkaluar.

Kundër rezolutës u shpreh kundër muajin e kaluar edhe ambasadori gjerman në Beograd, Wolfram Mass, i cili theksoi se ajo tashmë është një dokument që i përket së kaluarës.

“Rezoluta 1244 i takon së kaluarës. Ajo u prezantua në vitin 1999 dhe që atëherë kanë kaluar shumë vite”, deklaroi Mass për mediat serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA