Nente shtetas shqiptare ndodhen midis 79 personave qe ka arrestuar
policia greke ne konfrontimet e dhunshme te mbremjes te se dieles ne
qender te Athines. Sipas Drejtorise se Policise, 26 prej te arrestuarve
ishin shtetas te huaj dhe shumica e tyre ishin shqiptare.

Pothuajse gjysma e ketyre personave qe kane nje moshe relativisht te re nuk ushtronin asnje profesion, ndersa ka pasur edhe shume te papune.

“Keta persona qe tashme quhen nga te gjithe si “si te panjohur” donin te prishnin normalitetin e tubimit qe kishte si qellim protesten dhe kundershtimin ndaj masave te cilat po votoheshin”, tha Nikolaos Papagiannopoulos Drejtori i Pergjitshem.

Akuzat qe rendojne mbi te arrestuarit sipas rasteve jane tentativë per vrasje, tentative per lendime te renda fizike, vjedhje, prishje e qetesise publike,rezistence ndaj organit te rendit, fyerje si dhe vepra penale qe kane te bejne me shkeljen e ligjeve mbi armet dhe lendet eksplozive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA