Kosovë, arrestohen tetë aktivistë të Vetëvendosjes

14/02/2012 19:05

Aktivistë të “Vetëvendosjes” shkruan në muret e qeverisë kosovare “Kosova Republikë”, ndërsa kryenegociatorja Edita Tahiri dhe ndërmjetësi i Bashkimit Europian, Robert Cooper, po zhvillonin një takim për përfaqësimin rajonal të Kosovës në godinë.

Për këtë aksion, tetë aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa ky subjekt, nëpërmjet një komunikate për media, e ka cilësuar ndëhyrjen e policisë si të panevojshme dhe brutale.

Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar nëpërmjet telefonit për “Top Channel” se “personat e ndaluar janë liruar më vonë”.

Sipas Vetëvendosjes, aksioni kishte për qëllim të kundërshtonte bisedimet për të hequr dorë nga termi Republikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA