Basketbollisti gjigant

14/02/2012 00:00

Ndërtesa më e lartë në Nju Jork ishte në një sinkron të plotë me prezantimin e basketbollistit më të ri të skuadrës së Harlem Globtrotërs, një gjigant prej 2.37 metrash me emrin Pol Stërges.

Ai së bashku me shokun e skuadrës Tajm Leng, pozuan me disa fëmijë të vegjël, tifozë të ekipit të tyre që ishin mbledhur në ceremoni.

Stërges, sportisti i parë britanik që luan me këtë skuadër, tha se ishte i emocionuar që do të mbrojë ngjyrat e Harlemit. Ai është basketbollisti më i gjatë në historinë e skuadrës.

Harlem Globtrotërs kanë sjellë një lloj të ri basketbolli që prej krjimit në 1926. Ata ndërthurin atletikën, argëtimin dhe humorin në ndeshjet e caktuara në këtë sport.

Top Channel