
Zambia shkruan historinë duke fituar Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë në histori të dielën në mbrëmje, në finalen e fituar në serinë e 11-metërshave ndaj superfavoritëve të Bregut të Fildishtë.
Pikërisht në Gabon ka triumfuar kombëtarja e Zambias, aty ku më 27 prill 1993 avioni ku udhëtonin lojtarët e përfaqësueses rrëzohet dhe vdesin të gjithë lojtarët e kombëtares.
Pritej një fitore e lehtë e Bregut të Fildishtë që në përbërje ka lojtarë si Didier Drogba dhe Salomon Kalou (Chelsea), Yaya Toure dhe Kolo Toure (Manchester City), apo Gervinho (Arsenal), por Zambia ishte e vendosur të luante shanset e saj deri në fund.
Në minutën e 70, pikërisht kapiteni Drogba kishte mundësinë për të kaluar në avantazh “Elefantët” kur arbitri akordoi 11-metërsh për ta, por sulmuesi i Chelsea e dërgoi jashtë topin.
Në minutat shtesë ishte Zambia që goditi shtyllën me anë të kapitenit Katongo, por gjithçka përfundoi 0-0.
Në serinë e 11-metërshave Zambia fiton 8-7 duke humbur vetëm një penallti, ndërsa Kolo Toure dhe Gervinho humbasin dy për Bregun e Fildishtë.
Top Channel