Fare pranë kufirit më Shqiperinë, në Kosovë ndodhet edhe një zonë e
goditur rëndë nga dëbora. Në fshatin Restelice, në komunen e Dragashit
orteku vrau gjithe anëtaret e nje familje te madhe, nga e cila ka
shpetuar vetem nje vajze 5 vjeç.
Atje ndodhen forcat e sigurise se Kosoves qe po punojne per te gjetur nje te zhdukur per te hapur rruget dhe per te ndihmuar banoret e tjere qe ndodhen ne rrezik.
Sipas informacioneve të fundit nga zona e prekur, FSK ka zgjeruar perimetrin e kërkimit për gjetjen e trupit të fundit, që ndodhet nën rrënojat e shpëtive të shkatërruara. Dyshimet e para kanë qenë se djali 20-vjecar mund të ketë qenë duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë në momentin e rënies së ortekut dhe mund të jetë përplasur disa qindra metra larg.
Nga ana tjetër zhvillohet ceremonia e varrimit për 9 viktimat e ngjarjes, kurse operacionet për kërkim-shpëtimit për gjetjen e të riut vazhdojnë.
Në komunën e Dragashit situata është mjaft e vështirësuar, bora ka arritur deri në 1.5 metër lartësi dhe sipas FSK-së dhe zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kjo sitatë raportohet në të gjithë territorin. Rrugët kryesore janë të kalueshme me zinxhirë, kurse rrugët dytësore janë të gjitha të bllokuara. Raportohet se ka shumë kërkesa të banorëve për ndihmë, sidomos në komunat e Gjakovës, Pejës e Junikut.
Kosovë, banorë të bllokuar pranë Restelicës
Të paktën katër persona në afërsi të fshatit Restelicë kanë mbetur të
bllokuar nga dëbora në stanet e tyre, në bjeshkë, raportojnë mediat
kosovare.
Sipas “REL”, që citon komandantin e FSK-së, Kadri Kastrati, personat në fjalë nuk ndodhen në rrezik për jetën, por kanë kërkuar ndihmë.
“Ne i kemi kërkuar personalisht komandantit të KFOR-it që me anë të helikopterit banorëve t’u lëshohen ndihma si ushqime, ujë, etj. Gjithësesi, ata nuk janë të rrezikuar”, ka deklaruar Kastrati.
Orteku i fuqishëm përfshiu fshatin e vogël, duke shkatërruar shtëpitë dhe duke varrosur të gjallë banorët e tij. Fillimisht u raportua për tre viktima, por pas operacioneve të shpëtimit u gjetën të pajetë edhe persona të tjerë, duke e çuar bilancin në 9 të vdekur.
Vetëm një vajzë 5-vjeçare, Amsera Reka, arriti t’i mbijetojë tragjedisë. Vogëlushja qëndroi për më shumë se 12 orë e strukur nën rrënojat e shtëpisë së saj derisa një ekip i njësitit për kërkim-shpëtim të FSK-së arriti ta lokalizonte vendin ku ndodhej ajo dhe ta shpëtonte.
Top Channel