Pas një seance urgjente qe ka zgjatur gati 11 ore parlamenti grek ka
votuar ne parim me 199 vota pro dhe 74 kunder, paketen e re te masave të
kërkuara nga ana Bashkimi Europian dhe FMN-së në këmbim të një fondi
shpëtimi prej 130 miliardë eurosh.

Deputete greke kane votuar ne parim dhe nen per nen per: programin e shkembimit te bonove dhe reduktimin e borxhit, rikapitalizimin e bankave dhe autorizimin e kryeministrit dhe ministrit te Financave te nenshkruajne marreveshjen e re kreditore.

Partite e koalicionit qeveritar, PASOK dhe Demokracia e Re kane debuar nga gjiri i tyre 43 deputete, pasi kane votuar kunder programit te reformave duke kundershtuar hapur vijen politike dhe udhezimet e lidereve te tyre.

Duke pare kete ndryshim te hartes parlamentare, ku forca e dyte jane tashme 63 deputete e pavarur, Papadhimos pritet brenda disa diteve te kryeje reformimin e kabinetit te tij qeveritar,ne nje format me te vogel, ndoshta me teknokrate nen shembullin e qeverise Monti.

Ndersa ne salle votohej, deri ne mbremje vone sheshi para parlamentit u zhnderrua ne arene perleshjesh. 47 ndertesa ne qender te kryeqytetit grek jane djegur,vitrina bankash jane thyer,dyqane jane plackitur. 67 persona jane shoqeruar ne rajone,mbi 150 police dhe protestues jane plagosur.

Te pakten 100000 greke kane protestuar te dielen ne Athine dhe gati 20000 ne Selanik per te kundershtuar masat e ashpra qe perfshijne 15000 shkurtime ne administraten publike,reduktime te pensioneve,shkurtim me 20% te pages minimale ,liberalizimin e ligjeve te punesimit.

Vendimin e parlamentit grek e kane pritur me pozitivitet tregjet financiare, por duke pare situaten politike aspak te qendrueshme ne Greqi, vendet e eurozones kane kerkuar “garanci të forta politike” ne menyre qe paketa e ndihmes te zbatohet plotesisht pavarësisht, se cila parti fiton zgjedhjet e përgjithshme qe pritet te zhvillohen ne pranvere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA