Reshjet e pandërprera të borës, shndërruan në zi gjithë Kosovën. Teksa
kërkimet po vijojnë edhe për banorët e tjerë të zhdukur në fshatin
Restelicë të komunës së Dragashit, bllokime nga bora raportohet edhe për
rajonet e tjera të Kosovës.

Ndërkohë pavaresisht gjendjes së vështirë, nëpër rrugët kryesore dhe shumë bllokime të rrugëve lokale në Kosovë, Këshilli Kombëtar i Sigurisë gjatë mbledhjes që është mbajtur të hënën, nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

“Të gjitha potencialet janë vënë në dispozicion për qytetarët e Kosovës, në radhë të parë për të mundësuar qarkullimin e qytetarëve, zhbllokimin e vendbanimeve të larta të bllokuara tanimë nga bora, sigurimin e shërbimeve emergjente shëndetësore, furnizimet e qytetarëve me energji dhe ngrohje dhe furnizim me mjete të tjera të nevojshme për t’u përballur me situatën emergjente”, tha ryeministri Thaci.

Ministri i FSK-se, Agim Ceku njoftoi se ne afersi te fshatit Restelice jane edhe 5 persona te tjere te ngujuar nga debora. Sipas tij, eshte arritur te kontaktohet me keta njerez, te cilet duket se jane ne gjendje te mire.
“Familja po kërkon ndihmë për ushqime e batanije. 5 anëtarë janë të ngujuar nga bora, por është e pamundur të arrihet atje dhe mundësia e vetme është që t’i dërgohen ndihma me rroba dhe ushqim nëpërmjet KFOR-it, menjëherë sapo të përmirësohen disi kushtet e motit”, tha Ceku.

Policia njoftoi se pas reshjeve të pandërprera të borës është vështirësuar qarkullimi i automjeteve nëpër autostrada dhe nëpër rrugë rajonale, ndërsa ka edhe rrugë tërësisht të bllokuara. Numri i aksidenteve ka shkuar mbi 10, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, përvec dëmeve materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA