Serbia ka kërkuar bllokimin e 400 milionë eurove që kanë ardhur nga privatizimi i ndërmarrjeve të ndryshme në Kosovë.

Lajmin e bën të ditur gazeta serbe “Politika”, e cila në edicionin e saj online saktëson se kjo kërkesë është bërë nga ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç, gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

“Ato para nuk duhet t’i marrin institucionet paralele në Prishtinë. Atje ekziston një organizatë e quajtur Agjencia Kosovare e Privatizimit, që insiston se është pasuesja e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, gjë që nuk është e saktë. Në emër të Serbisë kërkoj që kjo shumë të bllokohet”, ka deklaruar Jeremiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA