Dëbora, Arvizu e Totozani apel për ndihmë

13/02/2012 00:00

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu është takuar me
Avokatin Igli Totozani, në  selinë e Avokatit të Popullit.

Duke vleresuar emerimin e Igli Totozanit me shumicë votash, si dhe rolin e rëndësishëm të këtij posti per shoqerine, Arvizu ne konferencen per shtyp ka zgjedhur të ndalet pikësepari në situatën e krijuar në veri, verilindje dhe jug të vendit.

“Deshiroj te theksoj shqetësimin e Shteteve të Bashkuara, për personat, të cilët janë të bllokuar. Sigurisht jemi te shqetesuar per situaten e tyre, per mireqenien e tyre. Dhe shpresoj qe te gjithe ne kete vend te mund t’u qendrojnë prane me ndihmen qe mund te japin, duke iu bashkangjitur qeverise per t’i ardhur ne ndihme  ketyre personave. Persa i perket Avokatit te Popullit, pritjet jane shume te larta. Zyra e Avokatit te Popullit ka nje rol te rendesishem kushtetues ne kete vend dhe eshte e rendesishme te lejohet te kryeje punen e saj  ne menyre te pavarur pa ndikime politike te asnjeres pale. Dhe dua t’i them zotit Totozani se ne do te angazhohemi qe persa kohe ai te jete ne kete pozicion, te japim ndihmen tone qe ai te mund te punoje ne menyre te pavarur dhe pa nderhyrje politike”, tha Arvizu.

Totozani, nga ana tij, ka deklaruar se institucioni i Avokatit të Popullit do te jete zeri i qytetareve. Ndërkohë që bëri apel për ndihmë për banorët në zonat e bllokuara nga dëbora.

“E siguroj zotin ambasador se institucioni i Avokatit të Popullit do të punojë vazhdimisht për të qenë zëri i qytetarëve që nuk kanë mundësi të dëgjohen dhe do të jetë një zë i pavarur kushtetues, larg lojërave politike. Në lidhje me situatën në veri të vendit ftoj shoqërinë civile, por edhe cdo qytetar të mbështesë punën e madhe që po bëhet për trajtimin e këtyre zonave dhe të jetë solidar, pse jo edhe vullnetar për të ndihmuar që kjo gjendje të përfundojë pa drama dhe pa probleme në jetën e qytetarëve shqiptarë”, tha Totozani.

Top Channel