CEZ Shpërndarje njoftoi se është duke bashkëpunuar ngushtë me Operatorin e Sistemit të Transmetimit për të riparuar defektet e shkaktura nga moti i keq.

Situata, sipas CEZ, është drejt normalizimit, ndërkohë që eneregjia do të mungojë në ato zona ku është e pamundur riparimi i avarive për shkak të rrugëve të bllokuara.

“Në rajonin verior problem do jetë Valbona, që është e pamundur të arrihet. Janë rreth 30 familje pa energji. Gjithashtu, problem ka edhe në zonën e Vermoshit, ku janë dëmtuar stacionet dhe është i vështirë depërtimi. Por me makineritë e komunës shumë shpejt do të arrijmë”, ka deklaruar përfaqësuesi i CEZ.

CEZ Shpërndarje deklaroi se po bashkëpunon me shtabin e emergjencave për të siguruar energji elektrike në të gjithë territorin.

“CEZ ka marrë masat, ka bërë grafikët e punës dhe po punohet non stop. Gjithashtu, janë marrë masat për furnizimin me baza materiale. Konsumi i energjisë është 26 milionë kilovatorë, shifër rekord. Ne kemi krijuar edhe shtabe emergjence”, ka shtuar përfaqësuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA