Beckenbauer: Robben është egoist

13/02/2012 14:20

Franz Beckenbauer, presidenti i nderit i Bayern Munchen, është shprehur se sulmuesi hollandez Arjen Robben është “egoist dhe nuk angazhohet”.

“Robben është një person shumë egoist. Kjo duket kur gëzon pas një goli që ka shënuar: ai nuk shkon të përqafojë shokun që i pasoi topin, por shkon tek tribuna për të kërkuar familjarët e tij”, ka deklaruar Beckenbauer.

“Është i gjithë ekipi që vrapon për të, por jam i bindur që nuk do të jetë gjithmonë kështu nëse ai nuk e vlerëson dhe nuk është mirënjohës për punën e shokëve”, shtoi Beckenbauer.

Ish-mbrojtësi legjendar i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane theksoi se mesfushori hollandez duhet të mendojë më shumë për skuadrën sepse sipas tij ai për shumë ndeshje nuk ka qenë i disponueshëm për shkak dëmtimi dhe lojtarët e tjerë kanë fituar edhe pa të.

Bavarezët renditen në vendin e dytë në Bundesligë, 2 pikë pas kryesuesve të Borussia Dortmund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA