“Albademil” kërkon pushimin e çështjes penale

13/02/2012 18:30

Avokatja mbrojtëse për “Albademil”, përmes një materiali prej 94 faqesh, ka kërkuar të hënën në gjykatë pushimin e çështjes penale ndaj kompanisë.

Kjo, pasi sipas saj, gjatë gjykimit nuk u provua përgjegjësia e personit juridik lidhur me pasojat e ardhura më 15 mars, pas shpërthimit tragjik në Gërdec, në fabrikën e demontimit të municioneve.

Avokatja kërkoi edhe shfuqizimin e masës së sekuetsros konservative mbi llogaritë bankare të “Albademil”, si dhe lirimin e pronave.

Sipas mbrojtjes, juridikisht është kompania “SAC” potencialisht përgjegjës civil dhe penalisht në cilësinë e kontraktorit të shtetit për kryerjen e demontimit. Ndërsa kompania “Albademil” sipas saj, ka qenë vetëm nënkontraktor.

Top Channel