Temperaturat do të bien sërish

12/02/2012 16:10

Reshjet e dëborës do të vijojnë deri në mesditën e së hënës në zonat veriore dhe juglindore të vendit, ku trashësia e dëborës ka shkuar në mbi 70 centimetra.

Shërbimi Metereologjik Ushtarak parashikon se ditën e hënë i gjithë vendi do të përshkohet nga rrymat e ftohta që vijnë nga pjesa veriore e Europës duke sjellë ulje të temperaturave dhe ndërprerje të reshjeve.

“Për datën 13 do të kemi prapë ulje të temperaturave, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të kemi ndërprerje të reshjeve dhe sërish ulje të temperaturave”, shprehet Elvira Qilimi.

Reshjet e dëborës dhe shiut pritet të rikthehen ditën e enjte. Metereologët parashikojnë se temperaturat do të shënojnë një tjetër zbritje: “Parashikimet tregojnë që moti do të jetë më i stabilizuar në datat 17 dhe 18, por do të ketë temperatura të ulta dhe erëra të vrullshme.

I gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta të cilat janë shoqëruar me reshje dëbore, duke sjellë bllokim të shumë zonave në gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA