Rrugët e bllokuara në vend

12/02/2012 11:35

I ftohti që ka goditur vendin vazhdon të mbajë të bllokuar rrugë dhe komuna të tëra tashmë prej më shumë se një jave.

Midis akseve kryesore të goditura nga bllokime apo vonesa, është ai Tiranë-Elbasan, autostrada e kombit dhe rrugë të tjera kombëtare që lidhin Qarkun e Dibrës, Shkodrës apo Korçës me zonat e tjera të vendit.

Policia e shtetit, nëpërmjet një komunikate për shtyp, informoi mëngjesin e së dielës për të gjithë situatën rrugore në Shqipëri, e cila është si më poshtë.

Në qarkun Kukës:
1.      aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2.      aksi Kukës – Krumë i pakalueshëm,
3.      aksi B.Curri – Qafë Morinë i  kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4.      aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.      aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6.      aksi Krumë – B. Curri  i pakalueshëm,
7.      aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
8.      aksi Kukës – Topojan  i pakalueshëm,
9.      aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pakalueshëm,
10.     aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11.     aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 190 cm në Tropojë.

Në qarkun Dibër:
1.      aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2.      aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3.      aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4.      aksi Krastë – Bulqizë i pakalueshëm,
5.      aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6.      aksi Peshkopi – Muhurr – Aras  i pakalueshëm,
7.      aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8.      aksi Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm,
9.      aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulta, reshjet e borës janë
intensive.

Në qarkun Shkodër:
1.      aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm,
2.      aksi rrugor Shkodër – Muriqan i kalueshëm,
3.      aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm  me zinxhirë.
4.      aksi Qafë Çelë – Pukë –  Fushë Arrës i pakalueshëm,
5.      aksi Fushë Arrës –  Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6.      aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm,
7.      aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë.
8.      akset Koplik – Razëm i pakalueshëm,
9.      akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme,
10.     akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
11.     aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë i pakalueshëm,
12.     aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm.
Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 2 m.

Në qarkun Lezhë:
Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:
1.      aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2.      aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës  i pakalueshëm,
3.      në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.

Në qarkun Tiranë:
1.      në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2.      në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:
1.      aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
1.      aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm.
2.      aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
Gjatë natës ka patur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë,
situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
1.      aksi rrugor  Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë i  kalueshëm me  zinxhirë,
1.      aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë
janë të pakalueshëm,
2.      aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i  kalueshëm me zinxhirë,
3.      aksi Korçë – Goricë  i  pakalueshëm,

Në qarkun Berat:
1.      aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë

Në qarkun Gjirokastër:

1.      aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.      aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.      aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,

Në qarkun Vlorë:
1.      në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me
zinxhirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA