Rikthehet Champions League

12/02/2012 05:15

Celtic – Juventus dhe Valencia – PSG ristartojnë sonte në mbrëmje garën e
16 skuadrave që kërkojnë Trofeun e ligës së kampioneve.

Antonio Conte i cili në Gllasgou do të bëjë dhe debutimin si trajner i Juventusit në Champions pohon se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballë Celticut, skuadër e cila në fazën e grupeve mundi edhe Barcelonën e Messit. “Është një ekip shumë i mirë sidomos kur luajnë në fushën e tyre. Por kjo gjë nuk na pengon të ëndërrojmë kualifikimin. Ne si skuadër nuk do të mbetemi vetëm tek ëndrra, do të mundohemi, do të japim maksimumin duke filluar që sonte”, ka përfunduar Conte i cili pritet të luajë me dyshen sulmuese Vucinic –Matri.

Kundërshtari i tij Neil Lennon ka pranuar se Juventusi është favoriti i këtij dueli, por sipas tij në futboll mund të ndodhë gjithcka. ‘Përballë Barcelonës ne treguam se kemi mundësinë të bëjmë ndeshje të mëdha. Të njejtën gjë mund ta bëjmë edhe sonte. Juve është favorite por në përballje të tilla 3 rezultatet janë në lojë’, përfundoi Lennon.

Në stadiumin “Mestaja” do të luhet një tjetër sfidë interesante Valencia përballë PSG. Misioni i trajnerit Ernesto Valverde i cili do ta drejtojë për herë të parë Valencian në Champions është të rikthejë klubin spanjoll në majat e futbollit europian dhe njëkohësisht të ripërsërisë rezultatet e mira ndaj skuadrave franceze në përballjet e fundit direkte me ta.

Nga ana tjetër trajneri i skuadrës franceze Carlo Anceloti shprehet se ky është një duel pa favoritë.’Të dyja ekipet kanë lojtarë të mirë dhe dinë se cfarë bëjnë në fushën e lojës,- ka deklaruar tekniku italian.- Trofeun e duan të gjithë por në fund vetëm 1 do ta marrë’, ka përfunduar Anceloti i cili për këtë sfidë nuk ka grumbulluar mesfushorin anglez David beckham i cili ishte dhe blerja e fundit e klubit francez për merkaton e janarit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA