Kupa e Afrikës, Mali fiton finalen e vogël

12/02/2012 00:00

Mali ka fituar finalen për vendin e tretë dhe të katërt ndaj Ganës falë një dygolëshi të Diabate.

Ekipi i drejtuar nga francezi Alain Giresse ishte shumë më i motivuar për fitoren në këtë ndeshje, ndërsa për Ganën (4 Kupa të Kombeve të Afrikës të fituara në histori) takimi nuk kishte shumë rëndësi.

Për Malin ky vend i tretë është arritja më e madhe në historinë e kombëtares së futbollit. Golat u shënuan në minutën e 23 dhe 80 të takimit.

Të dielën, në orën 20.30, do të zhvillohet finalja mes Zambia dhe Bregut të Fildishtë.

Top Channel