Kampionët në fuqi kanë fituar edhe ndaj Tomorrit që zhvillon ndeshjen e parë pas rreth 10 vitesh në fushën e tij në Kategorinë Superiore me rezultin 4-2.
Skënderbeu kaloi në avantazh që në minutën e 9-të të takimit me një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Shkëmbi.
Gjithsesi nuk dorëzohen vendasit të cilët me një aksion të parregullt, shënojnë golin e barazimit në minutën e 34-t. Në mbyllje të pjesës së parë sërish skuadra korcare kalon në avantazh pas një goditje standarte perfekte nga Radas.
Me fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 61-të, Ofaje barazon shifrat në 2-2, megjithatë kampionët kanë një marsh më shumë në këtë takim dhe 4 minuta më pas është Muzaka që i kalon në avantazh. Shumë shpejt, sërish Muzaka shënon golin e dytë personal dhe të katërtin e takimit duke i cuar shifrat në 4-2.
Kur kishin mbetur rreth 15 minuta nga përfundimi i takimit Skëndërbeu mbetet me 10 lojtarë pasi Bicaj merr kartonin e dytë të verdhë, gjithsesi, rezultati mbetet i pandryshueshëm.
Me këtë fitore Skëndërbeu ngjitet në kuotën e 29 pikëve, por në vendin e tretë, 3 pikë larg kryesuesëve të Teutës.
Ndërkohë takimi tjetër i ditës së dielë mes Pogradecit dhe Kastriotit, që u zhvillua në Elbasan, përfundoi në barazim 1-1.
Top Channel