Me një dokumentar me pamje nga Tirana e vitit 1914 ka nisur kremtimi i
92-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë, në një
ceremoni, ku merrnin pjesë kryeministri Sali Berisha, përfaqësues të
familjeve autoktone tiranase, drejtues të komuniteteve fetare e të
tjerë.

“Ky është një moment për t’u ndalur, kultura cfarë ka ndodhur 92 vjet më parë dhe për t’u përurulur me nderim,  respekt e mirënjohje para veprës atdhetare të familjeve të shquara dhe patriote të Tiranës. Eshtë po kështu momenti për të filluar projektimin e Tiranës europiane, si një kryeqendër të denjë të shqiptarëve. Për dekada me radhë Tirana ishte qyteti i shpresës për çdo shqiptar, por sot detyra jonë është që Tiranën ta bëjmë shpresën e qytetarëve të saj, qofshin autoktonë apo të ardhur”, tha Basha.

Kryeministri  Berisha ka vleresuar momentin e shpalljes se Tiranes  kryeqytet, duke permendur me radhë emra  si Sulejman Delvina, Ahmet Zogu, Abdi Toptani, të cilët 92 vjet me parë ndërmorën këtë vendim te rendesishëm në historine e e Shqiperise .

“Përzgjedhja e Tiranës për kryeqytet të kombit ishte një nga aktet më madhore në përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre si një komb i lirë.Tirana ra në kthetrat e një grupi, e një bande barbare, e cila u përqendrua në bllok dhe s’u integrua dot kurrë në qytetin e Tiranës, ndërtoi bunkerin e vet, por nuk penetroi dot kurrë, në rrugët, rrugicat ,në mendjen, zemrën dhe shpirtin e qytetarëve të Tiranës”, tha Berisha.

Tirana kryeqytet i Shqiperise u shpall ne Kongresin e mbajtur ne qytetin e Lushnjes, ne vitin 1920.

Top Channel