Platini: Spanja bëri diçka historike

11/02/2012 14:00

Michel Platini, presidenti i UEFA-s, theksoi të mërkurën që fitorja e titullit të tretë radhazi (Euro 2008, Kupa e Botës 2010 dhe EURO 2012) “është një arritje historike për Spanjën”.

“Fitorja e dy Europianëve dhe një Kupe Bote në 4 vitet e fundit është një arritje e paprecedent, gjë që e ktheu turneun e Polonisë dhe Ukrainës në diçka më shumë se sa një event historik”, theksoi Platini në kolumnën e tij në ‘UEFA.direct’. Gjithashtu lavdëroi Italinë të cilën e konsideroi si një finaliste të denjë.

Më tej falenderoi të gjithë protagonistët që e bënë EURO 2012 një turne të suksesshëm.

“Falenderoj trajnerët dhe lojtarët që luajtën një futboll sulmues, arbitrat që e përmbushën me sukses detyrën e tyre dhe tifozët që mbushën stadiumet me entuziazëm”, deklaroi presienti i UEFA-s.

Në fund, Platini shton se futbolli europian duhet të jetë krenar për imazhin që dha në këtë turne falë “ndeshjeve të shkëlqyera, nivelit të lartë teknik dhe stadiumeve të mrekullueshme të mbushura plot me tifozë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA