
Lajmet që qarkullojnë së fundmi në media se detyra e Ranierit në krye të Interit është në “fije të perit” është pritur me qetësi nga vetë tekniku roman.
“Ishte një javë me lajme të mira, për dy arsye, e para Roma nuk na parakaloi në klasifikim dhe e dyta përgatitëm qetësisht sfidën tonë kundër Novarës. Në diskutim vendi i trajnerit? Kjo është pjesë e punës”, deklaroi Ranieri.
Lidhur me gjendjen e skuadrës para takimit me Novarën, Ranieri tha se Sneijder është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për të luajtur, ndërsa përsa i përket hapësirës së lënë bosh nga largimi i Thiago Motta në merkaton e janarit drejt PSG-së, ai tha se kushdo që luan në vendin e tij duhet të ambjentohet me pjesën tjetër të skuadrës.
Inter pret Novarën në San Siro, në një ndeshje të cilësuar nga shumë si mundësia e fundit e Claudio Ranierit për të vazhduar aventurën e tij zikaltër. Lënie e pikëve në këtë takim nuk është një opsion dhe nëse kjo ndodh, atëherë Luis Figo është gati për të zëvendësuar teknikun roman në krye të Interit.
Top Channel