Londër, arrestohen 5 gazetarë të “The Sun”

11/02/2012 17:10

Policia britanike ka arrestuar pesë gazetarë të së përditshmes “The Sun” në kuadër të një hetimi mbi rryshfete të dhënë agjentëve të policisë në këmbim të informacioneve.

Gazetarët, sipas mediave britanike, ja emra të mirënjohur të gazetës dhe mes tyre është edhe nëndrejtori Geoff Webster.

Ata janë arrestuar në kuadër të çështjes “Elveden”, që muajin e kaluar përfshiu edhe katër persona të tjerë të “News Coorporation” dhe një polic.

Në operacionin e sotëm, të njëjtat burime saktësojnë se, është arrestuar edhe një tjetër agjent i policisë, si dhe një punonjës i Ministrisë së Drejtësisë.

Operacioni në fjalë është pjesë e operacionit të mëparshëm të koduar me emrin “Weeting”, që zbuloi skandalin e përgjimeve nga “News of the World”.

Për të gjithë të arrestuarit rëndojnë akuza që shkojnë nga korrupsioni me qëllim favorizimi deri tek sjellja jokorrekte dhe komploti.

Hetuesit kanë kontrolluar edhe banesat e personave në fjalë, si dhe zyrat e kompanisë News International në Ueping, në lindje të Londrës.

Drejtori i “The Sun”, Dominic Mohan u shpreh i shokuar nga lajmi për arrestimin e reporterëve, por theksoi se është i vendosur për të shpëtuar gazetën në këto momente të vështira.

“Kam një personel të shkëlqyer dhe kemi për detyrë t’u shërbejmë lexuesve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Angazhimi ynë shkon për publikimin e edicionit të së hënës”, deklaroi Mohan. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA