Kabineti qeveritar grek ka miratuar masat e reja shtrënguese të kërkuara nga ana e eurozonës dhe FMN-së në këmbim të një fondi shpëtimi prej 130 miliardë eurosh.

Projektligji tani duhet të miratohet nga parlamenti grek dhe të aprovohet nga Ministrat e Financave evropianë.

Më herët pesë ministra dhanë dorëheqjen nga qeveria për këtë çështje, duke thënë se kërkesat ishin “poshtëruese”.

Sindikatat filluan një grevë 48-orëshe të premten dhe protestuesit u përleshën me policinë.

Kryeministri Lucas Papadhimos ka paralajmëruar se vendi do të përballet me “kaos ekonomik të pakontrolluar”, nëse dështon për të rënë dakord për shkurtimet e shpenzimeve dhe standartet për borxhet e saj.

“Ne nuk mund të lejojmë Greqinë të shkojë drejt falimentimit,” tha ai para kabinetit të tij, duke theksuar se kjo ishte “ora e përgjegjësisë historike”.

Sindikalistët grekë kanë paralajmeruar se do të vazhdojnë protestat deri të dielën, dita kur parlamenti grek do të votojë paketën e reformave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA