Haiti ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria kosovare e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për shtyp.

Sipas njoftimit, njohja e sovranitetit të Kosovës është konfirmuar gjatë vizitës në Haiti të ministrit të Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, shefi i diplomacisë haitiane, Laurent Lamothe komunikoi vendimin e qeverisë së tij për njohjen e shtetit të ri të Ballkanit.

Me këtë njohje shkon në 87 numri i vendeve që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, saktësohet në komunikatë.

“Ky rezultat ka ardhur si pasojë e intensifikimit të përpjekjeve të qeverisë kosovare për të mbyllur proçesin e njohjeve”, thuhet më tej në këtë dokument.

Muajin e kaluar ishte Republika e Ganës që iu bashkua vendeve që kanë njohur pavarësinë e vendit ballkanas. Lajmin e konfirmoi numri dy i qeverisë kosovare, Behgjet Pacolli, në një konferencë për shtyp.

Afrika dhe Amerika Latine janë dy kontinentet ku aktualisht është përqendruar lobimi i diplomacisë kosovare për të siguruar njohje të reja.

Ndërkohë që në kontinentin e vjetër janë pesë vendet e Bashkimit Evropian, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro që refuzojnë ta njohin atë, disa nga frika e separatistëve dhe disa nga marrëdhëniet me Serbinë.

Pas njohjes së Ganës, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç akuzoi drejtëpërsëdrejti Kosovën dhe vendet e mëdha që mbështesin pavarësinë e saj për blerjen e njohjeve në vendet e botës së tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA