Policia greke eshte vene ne alarm te kuq, mbas fillimit te nje vale
protestash te sindikatave kunder masave anti-krize të qeverisë
Papadhimos.

E ndersa brenda godines se parlamentit partite politike vijojne mosmarreveshjet midis tyre per te votuar ose jo masat anti-krize, jashte godines se parlamentit mijera protestues kerkojne mos-aprovimin e ketyre masave.Burime nga policia e Athines,i thane Top Channel se qe prej mbremjes te se premtes dhe per nje afat te pacaktuar, rreth 6000 forca speciale te policise jane vene ne alarm per ruajtjen e rendit ne Athine dhe rrethinat e saj.

Mjete te blinduara te policise jane parkuar ne parkimin e parlamentit helen, ndersa dy automjete uji me presion jane vene ne dispozicion te forcave te rendit.Sipas burimeve te Top Channel,Drejtoria e Policise se Atikes,ka marre masa urgjente per pajisjen e forcave te saj me kimikate dhe mjete mbrojtese.

Nje mur metalik do te vendoset ne perimetrin rreth parlamentit dhe Ministrise se Finances, ndersa ne gadishmeri jane vene dhe forcat zjarrfikese. Synimi i masave parandaluese eshte shmangia e akteve ekstreme prej grupeve te anarkisteve dhe neonazisteve, te cilet thyejne dhe shkaterrojne gjithcka.Ne gadishmeri jane vendosur edhe spitalet e kryeqytetit, ndersa per momentin forcat speciale te ushtrise, edhe pse jane ne gadishmeri, nuk do te dalin nga kazermat sqaruan burimet. Protestat e sindikatave pritet te rifillojne gjate mbasdites te se shtunes,ndresa te dielen ne Athine pritet te vershojne mijera protestues nga e gjithe Greqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA