Eurodeputetja Tanja Fajon ka qëndruar të shtunën në Maqedoni. Gjatë një ligjërate të mbajtur në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ajo shpalosi të dhëna pozitive sa i përket proçesit të liberalizimit të vizave për Maqedoninë.

Sipas eurodeputetes Fajon, për dallim nga e kaluara, kohët e fundit është shënuar rënie në keqpërdorimin e lëvizjes pa viza. Kjo, sipas saj, shmang edhe paralajmërimet e vendeve të ndryshme për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë.

“Në të kaluarën ne ishim dëshmitarë të abuzimit të regjimit të vizave, sidomos me rastet e vitit të kaluar kur qytetarët e Maqedonisë vinin në shtetet anëtare të BE-së si Suedia, Luksemburgu, Gjermania dhe kërkonin azil. Pra, është me rëndësi ta parandalojmë këtë paraqitje sepse qytetarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil ekonomik”, deklaroi Fajon.

“Sa u përket informatave të fundit jam e kënaqur pasi rezultojnë pozitive për Maqedoninë, pra nuk paraqitet ndonjë situatë alarmuese. Në dhjetor numri i azilkërkuesve ka rënë dhe nuk është situatë e njëjtë me vitin e kaluar. Pra, qeveria ka marrë disa masa dhe i inkurajoj për këto që qytetarët të kenë kujdes në të ardhmen”, vijoi ajo.

Eurodeputetja porositi autoritetet e Shkupit që të vazhdojnë me reformat në gjyqësor, adminsitratën publike, lirinë e mediave dhe në luftën kundër korrupsionit.

Pas përfundimit të ligjeratës në Univetsitetin e Evropës Juglindore, Tanja Fajon është shpallur qytetare nderi në Tetovë nga kryetari i komunës, Sadi Bexheti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA