Capello drejt Chelsea-t?

11/02/2012 00:00

Në intervistën e parë si ish-trajneri i kombëtares angleze, Fabio Capello sqaroi se nuk largimi i tij nga pankina e “3 luanëve” nuk ishte një arratisje, por një vendim një “keqkuptim”.

“Nuk ishte një arratisje. U largova nga detyra e trajnerit të Anglisë për shkak të një keqkuptimi. Ndjehesha shumë mirë në krye të Anglisë, por ka momente kur duhet të vendosësh të tërhiqesh”, tha Capello.

Don Fabio dha dorëheqjen nga kombëtarja angleze ditën e mërkurë pas një takimi disa-orësh me drejtues të federatës angleze. Shkak mendohet se është bërë vendimi i FA për t’i hequr shiritin e kapitenit John Terry-t, pa vënë në dijeni më parë Capello-n dhe përkundër vullnetit të tij.

Më tej, duke folur për të ardhmen, Capello përjashtoi, të paktën për momentin, rikthimin në futbollin italian.

“Rikthimi në Itali? Jo, jo. Kam nevojë të pushoj për pak kohë”, tha ai.

Por mediat, vecanërisht ato britanike flasin për një rikthim të tij në futbollin anglez, por jo si drejtues i Anglisë, por i një skuadre të madhe në Premier Ligë, ku emri kryesor është ai i Chelsea-t ku do të zinte vendin e teknikut portugez Vilas Boas, pasi blutë e Londrës po tregojnë një formë të dobët nën drejtimin e këtij të fundit dhe vendimi i Abramovich për të zëvendësuar mund të mos jetë dhe aq surprizë.

Top Channel