Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund fituan ndeshjet e tyre të radhës në kampionatin gjerman.
Në “Allianze Arena”, skuadra e drejtuar nga Jup Heynkes mundi Kaiserslautern me rezultatin 2-0. Bavarezët e siguruan fitoren që në pjesën e parë të ndeshjes kur u shënuan edhe të dy golat.
Mario Gomez shënoi golin e parë për Bayern në minutën e ‘6, ndërkohë që Muller dyfishoi rezultatin. Nga ana e saj, Borussia Dortmund fitoi me Bayer Leverkusen me rezultatin e ngushtë 1-0.
Për të besuarit e Jurgen Klop mjaftoi një gol i japonezit Kagawa për të siguruar këtë fitore që e lë Borussia-n në vendin e parë në renditje me 2 pikë më shumë se Bayern Munchen.
Fitore arriti edhe Borusia Munchengladbah që mundi Schalke-n me rezultatin 3-0. Mjaftuan 30 minutat e para të kësaj ndeshjeje për Munchengladbah për të mbyllur gjithçka në këtë takim.
Goli i parë për Borussia-n u shënua në minutën e dytë nga Marko Roys. Kaluan vetëm 13 minuta lojë dhe shifrat shkuan në 2-0 me anë të Hanke, duke gjunjëzuar kështu Schalke-n. Por Munchengladbah nuk e la me kaq, pasi shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes me anë të Arango.
Në ndeshjet e tjera të Bundesliga-s, Shttutgart shkatërroi Hertha e Berlin me rezultatin 5-0, ndërsa ndeshjet Mainz-Hannover dhe Werder Bremen-Hoffenheim u mbyllën me rezultatin 1-1.
Top Channel