Allegri ironizon Juventusin

11/02/2012 11:45

“Sa tituj ka fituar Juventusi? Nëse për Zeman ka fituar 28, unë them që ka fituar 31. Mos harroni që kanë fituar edhe kampionatin e Serisë B.”

Kështu ka “thumbuar” Juventusin trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’ dhe ‘La Gazzetta dello Sport’.

Më pas, duke folur seriozisht, tekniku i kuqezinjve mendon se ky argument që tërheq shumë tifozët dhe vetë drejtuesit e skuadrave i duhet lënë në dorë organeve kompetente.

“Mjaft me këtë debat. Ka një organ kompetent që vendos për numrin e titujve kampion dhe jo ne”, thekson Allegri.

Në lidhje me atë që kërkon nga sezoni i ri dhe nga lojtarët e tij, trajneri shpjegoi: “Ambrosini, Thiago Silva dhe Ibrahimovic duhet të japin shembullin tek të tjerët. Ata janë lojtarët simbol të Milanit të ri. Ibrahimovic do të ketë shumë dëshirë për të bërë një sezon edhe më të mirë se i mëparshmi. Nuk do e ndërroja me askënd Ibrën, as me Balotellin.”

Në lidhje me zërat e merkatos që shohin larg Milanit pikërisht Ibrahimovic dhe Thiago Silva, Allegri është i sigurtë: “Asnjëri nuk do të largohet. Në rast të kundërt do të ishte shumë e vështirë të zëvendësoheshin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA