Turi i Francës, largohet Tony Martin

10/02/2012 15:30

Kampioni i botës i kronometrit, Tony Martin, ka braktisur Turin e Francës pas nëntë ditësh kompeticion në mënyrë që të jetë i gatshëm për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.

Ciklisti gjerman ka dhembje në kyçin e dorës së majtë pasi u rrëzua në etapën e parë të Turit të Francës, por ka vazhduar të xhirojë në të gjitha etapat. Ditën e djeshme përfundoi i 12 në kronometrin e Besancon.

“Është e vështirë për mua të largohem nga Turi dhe të lë vetëm shokët e ekipit”, theksoi Martin në deklarata të shpërndara për mediat nga shërbimi për shtyp i ekipit Omega Pharma-Quick Step.

“Por kjo është gjëja e duhur për tu bërë dhe jam i sigurtë se djemtë do më kuptojnë. Kam tre javë kohë para Lojërave Olimpike dhe do të bëj maksimumin për të qenë në formë për këtë eveniment”, u shpreh kampioni në fuqi i Xhiros së Belgjikës.

Gjermani renditej në vendin e 92-të në klasifikimin e përgjithshëm të Turit të Francës, më shumë se 38 minuta larg kryesuesit Bradley Wiggins.

Tony Martin do të marrë pjesë në garën olimpike të kronometrit që do të mbahet më 1 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA