Turi i Francës, arrestohet një çiklist

10/02/2012 15:15

Ciklisti francez Remy di Gregorio, i ekipit Cofidis, është arrestuar të martën nga agjentë të policisë franceze dhe xhandarmërisë kundër dëmeve ndaj Ambientit dhe Shëndetit Publik për një çështje të lidhur me dopingun.

Sipas ‘L’Equipe’, Di Gregorio është kontaktuar në telefonin celular nga një “trafikant i mundshëm i produkteve dopues”.

Di Gregorio ka qenë objekt i përgjimeve nga ana e policisë që në vitin e kaluar, kur ishte pjesë e ekipit Astana.

Policia hyri mëngjesin e sotëm në hotelin ku qëndrojnë çiklistët e Cofidis, në Bourg-en-Bresse. Përveç arrestimit të çiklistit 26-vjeçar francez, janë ndaluar edhe dy persona të tjerë që mendohet se kanë lidhje me këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA