
Tirana është kualifikuar për në turin e dytë të Europa League pasi ka barazuar 0-0 në ndeshjen e dytë ndaj Grevenmacher, skuadrës modeste nga Luksemburgu.
Tirana pati vetëm një rast të pastër për shënim, por Bala nuk e shfrytëzoi dot. Vendasit e nisën më vrullshëm takimin, por bardheblutë nuk patën probleme në ndaljen e sulmeve duke zhvilluar një takim të qetë.
Ekipi i Julian Rubio kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë në Tiranë dhe ky rezultat i bardhë i arritur në Luksemburg bën që kryeqytetasit të kalojnë në fazën tjetër ku do të përballen me norvegjezët e Aalesund.
Ndeshja e parë do të luhet në Tiranë më 19 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në Norvegji më 26 korrik.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Aalesund aktualisht ndodhet në vendin e tetë në kampionatin norvegjez që ka filluar të luhet dhe është në javën e 14-të, çka tregon për një formë më të mirë të kësaj skuadre se ekipi shqiptar që vjen vetëm nga faza përgatitore.
Ndërkohë ditën e enjte do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit edhe dy skuadrat e tjera shqiptare pjesmarrëse në kupën Europa League: Flamurtari dhe Teuta.
Top Channel