Komuna e Prishtinës ka caktuar vendin për ndërtimin e objektit të xhamisë, e cila do të ngrihet tek vendi i quajtur Blloku i 3 Ndërtesave, apo siç njihet ndryshe parkingu i PTK-së në Ulpianë.

Ndërtimi i këtij objekti fetar vjen pas kërkesave të vazhdueshme të komunitetit mysliman në Kosovë për ndërtimin e një xhamie të madhe. Sipas komunës, xhamia e re do të ketë një sipërfaqe prej 8100 metër katrorë.

Vera e vitit të shkuar në fakt është shoqëruar me një varg protestash të besimtarëve myslimanë për ndërtimin e një xhamie përballë katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Madje, disa besimtarë e vunë edhe themelin. Por Komuna e Prishtinës e ka vlerësuar si joadeguate ndërtimin e xhamisë në lokacionin e Universitetit të Prishtinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA