
Piloti spanjoll Deni Sordo ka marrë kryesimin e Rally-t që po zhvillohet në Suedi, pas etapës speciale e cila u zhvillua në një terren mjaft të vështirë dhe ku në disa raste bora kalonte nivelin 1 metër.
Në fazën kualifikuese për nisjen e garës, finlandezi Latvala vendosi kohën më të shpejtë duke fituar të drejtën që të nisej i pari.
Përvec emrave të zakonshëm në kohët më të shpejta, ra në sy edhe vendi i tretë i estonezit Ott Tanak që startoi mirë dhe regjistroi një rezultat për t’u nënvizuar në finish. Pas provave kualifikuese në botë, gara u zhvendos në stadiumin “Karlshtad” për një etapë speciale që argëtoi të pranishmit dhe u mbyll në orët e para të së premtes.
Deni Sordo që garon me një Minikuper, arriti të mundë norvegjezin Ostberg me një diferencë prej vetëm 0.3 sekondash ndërsa kampioni i shtatë i garave Rally, Sebastien Lëb mori vendin e katërt. Rally e Suedisë do të përfundojë mbrëmjen e së dielës dhe etapat e radhës do të jenë në një tjetër terren malor mes akujve.
Top Channel