NBA, LA Lakers tërheqin numrin e Shaq O’Neal

10/02/2012 21:25

Los Angeles Lakers kanë konfirmuar tërheqjen e fanellës me numër 34 të cilën e ka mbajtur veshur për tetë sezone Shaquille O’Neal, protagonist i një prej epokave më të lavdishme të historisë së skuadrës kaliforniane në NBA.

Në këtë mënyrë, ish-qendra do t’i bashkohet emrave të mëdhenj si Wilt Chamberlain, Earvin “Magic” Johnson apo Kareem Abdul-Jabbar, numrat e të cilëve gjithashtu janë tërhequr.

O’Neal u tërhoq nga basketbolli sezonin e kaluar pas dy dekadash si profesionist ku ka veshur fanellat e Orlando Magic, Los Angeles Lakers, Miami Heat, Phoenix Suns, Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics. Periudha e tij më e suksesshme ka qenë në vitet 2000-2002, kur fitoi tre kampionate radhazi me Lakers dhe u shpall si lojtari më i mirë i finaleve në të treja rastet.

Një nga qendrat më të fuqishme në historinë e NBA-së u tërhoq me mesatare prej 23.7 pikësh, 10.9 topa në tabelë, 2.5 asist dhe 2.3 blloqe për ndeshje. Shaquille O’Neal ka fituar gjithsej 4 tituj kampion: 3 me Lakers dhe 1 me Miami Heat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA