Lewandovski “snobon” Bayernin

10/02/2012 11:05

Golashënuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandovski, ka hedhur poshtë të gjithë spekulimet për mundësinë e transferimit të tij në radhët e Bayern Munchen apo ndonjë klubi tjetër të madh europian.

Në një deklaratë për të përditshmen “Kicker”, polaku shtroi pyetjen: “Si mund të jetë Bayern një ekip më i madh përderisa unë luaj në radhët e kampionëve në fuqi të Gjermanisë dhe kryesuesve aktualë të Bundesligës”.

”Kam një kontratë deri në vitin 2014 dhe jam i vendosur ta zbatoj. Gjithashtu, do të isha i kënaqur të bisedoja me klubin për rinovimin e mundshëm, nëse do të më ofrohet një kontratë e re”, u shpreh 23-vjeçari.

Leëandovski ka realizuar 14 gola në 20 ndeshje në këtë sezon, duke u konfirmuar si një prej golashënuesve më të mirë në Bundesligë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA