Kupa e Kombeve, Pele zbarkon në Afrikë

10/02/2012 00:00

Përgatitjet për finalen e Kupës së Kombeve në Afrikë, kanë arritur në finishin e tyre me ndeshjen kulmore që do të zhvillohet ditën e dielë.

Mes personaliteteve që do të jenë në ndeshjen që do vendosë mbretin e futbollit në “kontinentin e zi”, është edhe braziliani Pele’.

Legjenda e futbollit brazilian Pele’ vizitoi qytetin e Librëvill duke inkurajuar tifozët t’i bashkohen spektaklit në finalen e madhe të Kupës së Kombeve mes Bregut të Fildishtë dhe Zambias. Ish-sulmuesi i njohur kishte ndjekur më parë edhe gjysmëfinalen e cila eliminoi Malin nga turneu prestigjioz.

Pele’ u takua me presidentin Ali Bongo, dhe vizituan impiantin sportiv “Stadiumi i Miqësisë”, ku do të zhvillohet ndeshja të dielën. Më pas ai vizitoi një ekspozitë fotografish të dedikuar karrierës së tij, ndërsa u zbulua edhe një statujë e  legjendës së futbollit botëror.

Top Channel