Reshjet dëborës në Kosovë nuk kanë të ndalur. Prej disa javësh, disa fshatra malore të Kosovës vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga bora.

Bazuar në parashikimet e institutit meteorologjik të Kosovës reshjet e borës do të vazhdojnë deri ditën e martë ndërkohë temperatura do të shënojnë nga -9 gradë celsius dhe më e larta -1gradë.

Megjithatë, në pothuajse të gjitha qendrat kryesore të qyteteve rrugët raportohen të jenë të kalueshme, ndërkohë që vështirësi paraqiten disa akse rrugore lokale. Policia njofton se të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të kalueshme, ndërkohë e vetmja rrugë që mbetet akoma e bllokuar tani e disa javë është ajo Pejë-Kull-Rozhaje që të çon në Malin e Zi.  

Probleme me borë nuk ka pasur në autostradën Vërmicë-Merdare, sipas policisë kjo rrugë është e kalueshme.  Rrugët e tjera të cilat janë me vështërsi kalimi është rruga që të con në pikën kufitare Glloboqic, pika tjetër Mutivodë, policia njofton problem të theksuara ka edhe në Rugovë të pjesës dhe në fshatra malore.   

Teksa temperaturat ende vazhdojnë të qëndrojnë në disa gradë nën zero tashmë,  raportohet për normalizimin e fluturimeve nëAeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA