Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Greqia po kalon orë dramatike dhe është mbërthyer edhe nga një krizë politike pas vendimit të udhëheqësit të partisë ultranacionaliste LAOS, Jorgos Karatzaferis, për të mos aprovuar në parlament paketën e masave të reja.
Katër ministra të kësaj force politike dhe pak më vonë edhe Ministrja e Jashtme greke, anëtare e Partisë Socialiste, kanë dhënë dorëheqjen.
Në të njëjtën kohë edhe shumë deputetë kanë deklaruar se nuk do të votojnë programin e ri duke tronditur themelet e qeverisë së brishtë Papadhimos, pasi politikanët grekë duket se nuk e mbajnë dot mbi supe, koston politike që kërkojnë masat e dhimbshme.
Përballë një realiteti të tille kryeministri grek ka thirrur mbledhje të jashtëzakoshme të kabinetit, ndërsa vlerësohet se do të reformojë qeverinë e tij me teknokratë, nën shembullin e Italisë.
Nga ana tjetër udhëheqësit e dy partive më të mëdha Papandreu dhe Samaras kanë caktuar për ditën e shtunë mbledhje të grupeve parlamentare me qëllim që të bindin deputetët e tyre se votimi i paketës së reformave është rruga e vetme për Greqinë, përndryshe falimentimi do kishte pasoja tragjike.
Ndërkaq, në konfrontime të dhunshme për disa orë me forcat e policisë ka degjeneruar në Athinë protesta e sindikatave greke të sektorit shtetëror dhe atij privat në kuadrin e grevës së re 48 orëshe që ato kanë shpallur kundër masave të ashpra të miratuara dje nga qeveria nën presionin e ministrave të Eurozonës dhe të kreditorëve të huaj.
Sindikalistët grekë kanë paralajmeruar se do të vazhdojnë protestat deri të dielën, dita kur parlamneti grek do të votojë paketën e reformave.
Që Greqia të mos falimentojë, duhet deri të hënën të ketë aprovuar paketën e masave, në mënyrë që samitit i Eurogrupit të së mërkurës të hapë dritën jeshile për lëvrimin e paketës prej 130 milion eurosh që do ta shpëtojë atë nga katastrofa.
Top Channel