Ekstremisti islamik nga Kosova, Arid Uka, është dënuar të premten me burgim të përjetshëm nga gjykata e Frankfurtit, për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë vitin e kaluar.

Përveç dënimit për dy vrasjet e sipërpërmendura, 22-vjeçari Uka është dënuar edhe për tentativë vrasje, gjatë atentatit të tij në mars, në aeroportin e Frankfurtit.

Uka qëlloi për vdekje me pistoletë dy ushtarët amerikanë Nicholas Alden, 25 vjeç dhe Zachary Cudebeck, 21, përkatësisht nga Karolina e Jugut dhe Virxhinia.

Gjatë dhënies së vendimit, trupi gjykues ka vlerësuar se Uka mbart “fajësi të rëndë”, që do të thotë se nuk do të mund të kërkojë falje pa kaluar 15 vjet burg, sikurse parashikon sistemi gjerman i drejtësisë.

Përgjatë proçesit gjyqësor, Uka shfaqi shenja të thella pendese dhe argumentoi se u radikalizua nga videot ekstreme që kishte parë në internet, në disa faqe propaganduese.

Ai e konsideroi sulmin e tij si një hakmarrje për vuatjet që kishte kaluar populli afgan nga pushtimi i koalicionit të NATO-s të udhëhequr nga SHBA.

Megjithatë, Uka bëri të qartë se nuk ka patur asnjëherë kurrfarë kontakti me ndonjë organizatë islamike ekstreme, siç rezultoi edhe nga hetimet e autoriteteve gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA