“Nuk u arratisa nga Anglia, ika sepse ndodhi një keqkuptim. Kam qenë shumë mirë në Angli, por ka momente kur vendos të largohesh.”
Kështu ka shpjeguar Fabio Capello në emisionin italian ‘Striscia la notizia” dorëheqjen e tij nga detyra e teknikut të kombëtares angleze të futbollit.
Përsa i përket të ardhmes së tij, Capello përjashtoi kategorkisht drejtimin e një klubi italian.
“Nuk do të punoj në Itali, absolutisht jo. Për momentin dua të pushoj”, ka deklaruar Capello.
Sipas ‘The Sun’, trajneri italian është kandidat për zëvendësimin e Andre Villas Boas në pankinën e Chelsea në rast se portugezi shkarkohet nga Roman Abramovich në fund të sezonit.
Fabio Capello dha dorëheqjen e tij nga detyra e trajnerit të Anglisë mbrëmjen e së mërkurës.Të dielën, Capello foli në televizionin “RAI”, ku u shpreh se i duket e padrejtë që vendimi për të privuar John Terry-n nga shiriti i kapitenit.
Top Channel