Këshilltarët e Partisë Demokratike Serbe në Bujanoc kanë braktisur koalicionin qeverisës që drejtohet nga shqiptarët. Vendimi i tyre ka ardhur pasi maxhoranca shqiptare ka vendosur ndërrimin e emrave të 17 rrugëve të komunës.

“Për të gjithë është e qartë se ky është një provokim politik para zgjedhjeve, duke patur parasysh edhe faktin se ministria kurrë nuk do të lejojë miratimin e një vendimi të tillë, të marrë vetëm nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare”, ka deklaruar shefi i këshilltarëve të PDS-së, Boban Pavloviç.

Koalicioni multietnik i qeverisjes lokale në Bujanoc është themeluar në tetor të vitit 2010 me ndërmjetsimin e OSBE-së dhe Trupit Koordinues.

Kuvendi komunal në këtë komunë ka 41 këshilltarë, prej të cilëve 23 janë nga partitë shqiptare, dy nga PDS-ja, 4 nga Rajoni i Bashkuar i Serbisë dhe një nga komuniteti rom.

Ndërsa në opozitë kanë qenë 6 këshilltarë të SRS-së së Vojisllav Sheshel dhe pesë këshilltarë të DSS-së të Vojisllav Koshtunicës.

Me ndryshimet e reja rrugët: Car Llazari, Mbretëresha Milica, Vojvoda Mishiç, Vojvoda Stepo, Radomir Putnik, Dimitrije Tuçoviç, Dositej Obradoviç, Svetozar Markoviç, etj, do të marrin emrat e rinj shqiptarë si: Skenderbeu, Rexhep Hasani, Lam Breznica, Naim dhe Sami Frashëri, Idriz Seferi dhe emra të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA