Autogoli i pabesueshëm

10/02/2012 00:00

Duke parë  imazhet e ndeshjes së fundit, tifozët e skuadrës së Makabi Um Al Fam, do të pyesin veten gjatë për autogolin e pabesueshëm që shënoi mbrojtësi Ashraf Soliman.

Ai dërgoi topin në portën e tij në një moment kulmor kur koha e rregullt përfundonte vetëm pas një minute. Skuadra e tij po kryesonte 2-1 ndaj Hapoel Ufula, por autogoli i mbrojtësit riktheu barazimin.

Mbrojtësi izraelit u shfajësua në kohën shtesë të ndeshjes së kupës, pasi shënoi golin e fitores që i dha kualifikimin skuadrës së tij.

Top Channel