
Situata në kampin e kombëtares angleze të futbollit është trazuar sërish pas konfirmimit të trajnerit Stjuart Pirs, si timonieri i “3 luanëve” deri në zgjedhjen e teknikut të ri.
49-vjecari Pirs ka qenë i përfshirë më parë në një skandal racist, në kohën kur luante futboll, pasi ofendoi futbollistin me ngjyrë Pol Ins.
Incidenti që daton në vitin 1994 ndodhi në ndeshjen mes Notingem Forest dhe Mancester Junaitid, të zhvilluar në Old Treford. Në një dinamikë të ngjashme me rastin e mbrojtësit Xhon Terri, edhe anglezi tjetër Stuart Pirs ofendoi kolegun e tij mbi baza raciste.
“Stjuart do të telefonojë sërish Pol Ins për t’i kërkuar falje, sepse ai është penduar për atë incident”, tha shefi i Federatës angleze. Por pikërisht në kulmin e skandalit të racizmit, opinioni publik në Angli, ka kritikuar zgjedhjen e Pirs në drejtimin e përkohshëm. Detyra e parë e Pirs me kombëtaren angleze, është miqësorja ndaj Holandës në 29 shkurt.
Top Channel