Diego Armando Maradona nuk është më trajner i Al Wasl. Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi në Twitter këtë mesazh: “Këshilli i Administrimit vendosi të shkarkojë trajnerin argjentinas Diego Armando Maradona.”
Legjenda e futbollit argjentinas nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Al Wasl verën e kaluar nga e cila do të përfitonte 34.5 milionë dollarë.
Pibe de Oro ka qenë protagonist i shumë polemikave gjatë eksperiencës së tij të shkurtër në Emirate, përfshirë një sherr me një trajner kundërshtar që i kushtoi tre ndeshje pezullim.
Gjithashtu, vendi i tetë në renditje në një kampionat me 12 skuadra dhe humbja me penallti në Kupë nuk e kanë ndihmuar Maradonën në mbajtjen e punës.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
Top Channel