Topalli: Gjermania, avokati ynë

09/02/2012 00:00

Shqipëria po bën përpjekje të forcojë sa më shume lidhjet me Gjermanine,
jo vetëm sepse ajo është kontribuesja më e madhe në terma financiare
për Shqipërinë në këto 20 vjet, por edhe për shkak të pozicionit të saj
lider në Europë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Kete mesazh dha kryetarja e kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli gjate takimit te saj ne Berlin me kryetarin e bundestagut gjerman Norbert Lammert.Gjermania, nga ana e saj eshte e gatshme t’i ofroje ndihme Shqiperise, edhe nepermjet konsolidimit te bashkepunimit mes dy parlamenteve dhe duke pare gjithmone nga perspektiva europiane e Shqiperise, kreu i bundestagut, shprehu mbeshtetjen e Gjermanise per kete proces.

“Kjo vizitë tregon interesin tonë. Është e qartë se gjatë 5-6 viteve të fundit ne kemi zhvilluar kontekstin e marrëdhënieve midis parlamenteve tona në një nivel të tillë sikur Shqipëria të ishte tashmë në Bashkimin Evropian. Kjo e bën të qartë se ekziston një perspektive dhe ne po punojmë për ta përmbushur këtë qëllim”, tha Lammert.

“Natyrisht folëm për situatën ekonomike në kuadrin e një krize globale, ku të gjtha vendet i kanë sytë nga Gjermania, vend ky që ecën me një optimizëm në të gjitha aspektet jo vetëm ekonomik, por natyrisht, duke u bërë një lider i Evropës, shihet edhe për ndihmë. Shqipëria e sheh Gjermaninë duke kërkuar që të vazhdojë në mënyrë konstante të jetë avokatja e interesave të shqiptarëve”, tha Topalli.

Gjate qendrimit ne Berlin, zonja Topalli u takua edhe me bordin drejtues te Dhomes Gjermane te Tregtise, perfshire edhe perfaqesues te kompanive me te medha gjermane, e cilet u interesuan per mundesite konkrete qe Shqiperia ofron per investimet e huaja.

Top Channel